Vuçiq e përdor Ukrainën për të kritikuar vendet që e njohin pavarësinë e Kosovës

Bruksel, 23qershor 2022 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se në samitin e Bashkimit Evtopian me Ballkanin Perëndimor pret t’i nënshtrohet sërish presionit për çështjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Vuçiq e shfrytëzoi rastin që edhe një herë ta cilësojë Kosovën pjesë integrale të Serbisë.

tha se Serbia e mbështet integritetin territorial të Ukrainës, ndërsa e akuzoi vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës se nuk e mbështeësin integritetin territorial të Serbisë.

Ai tha se ata që e ngrenë këtë çështje do të marrin përgjigjen e tij”.

“Ne tashmë kemi votuar kundër agresionit në Ukrainë në OKB dhe e mbështesim Ukrainën në territorin e saj, ashtu siç e mbështesim integritetin territorial të Serbisë, gjë që nuk është rasti me shumë anëtarë të BE-së”, tha Vuçiq.

I pyetur se çfarë pret nga samiti i sotëm në Brukes, Vuçiq u përgjigj shkurt. “Asgjë”, tha ai.

Para se të udhëtonte për në Bruksel, Vuçiqi është konsultuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Konaçevski, nëse është me interes pjesëmarrja e tyre në samitin e sotëm  të BE-sëmeBallkanin Perëndimor.

Është paralajmëruar që Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në Bruksel.

(r.m.)

Comment

*