Vuçiq e quan “sukses të madh të Serbisë” marrëveshjen për targat

Beograd, 30 shtator 2021 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur i kënaqur me marrëveshjen për targat e automjeteve që u arrtit sot në Bruksel.

Vuçiq e ka cilësuar atësi “sukses të madh” të Serbisë, duke shtuar se pala serbe e pranoi “një propozim kompromisi për de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës”

“Unë mendoj se kemi arritur një lloj zgjidhjeje kompromisi, me të cilën jam i kënaqur dhe mendoj se është e rëndësishme për palën tonë”, ka thënë Vuçiq.

“Tërheqja e ROSU-së është parashikuar dhe është një tregues se në të ardhmen veprime të tilla të shqiptarëve do të hasin në rezistencë nga popullata serbe. Kthimi i KFOR-it në përputhje me Rezolutën 1244 është i rëndësishëm dhe tregon se është e mundur të sigurohen garanci sigurie për serbët”, kashtuar ai.

Vuçiq e e ka cilësuar si sukses të madh të madh të Serbisë pikërisht tërheqjen e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës.

“Unë e konsideroj këtë një sukses të madh të palës sonë”, ka thënë Vuçiq.

Sipas tij, pika për vendosjen e afisheve në targat e veturave të njëra-tjetrës ishte propozim i Serbisë, ndërsa tha se qytetarët e të dy anëve nuk do të kenë nevojë të paguajnë.

“Ne jemi ata që e propozuam vendosjen e afisheve për ta, ata nuk mund të vendosin targa të përkohshme, por do të vendosin një afishe në stemën serbe dhe kjo nuk ka kosto”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se Serbia po përballet me një periudhë të vështirë të bisedimeve me Kosovën, duke theksuar se pala kosovare nuk po pranon të formohet Asociacioni i Komunave me shumë serbe në Kosovë.

“Ne po përballemi me një periudhë të vështirë bisedimesh dhe me një luftë të vështirë për Asociacionin. Unë nuk besoj se ata duan ta pranojnë atë”, ka thënë Vuçiq.

(r.m.)

Comment

*