Vuçiq i godet kritikët dhe kundërshtarët e nismës “Open Balkan”

Bled (Slloveni) 1 shtator 2021 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka goditur kritikët dhe kundërshtarët e iniciativës “Open Ballkan”.

Në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë, Vuçiq ka thënë se kjo nismë e Serbisë, Shqipërsëa dhe Maqedonisë së Veriut është ndërmarrë për shkak se Bashkimi Evropian, siç është shprehur, “po dështon në realizimin e premtimeve për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

“E di se ‘Open Balkan’ nuk u pëlqen të gjithëve në Bashkimin Evropian, sepse unioni nuk e ka në duar ‘timonin’ e këtin procesi, por kjo është një nismë shumë e rëndësishme për bashkëpunim në rajonin tonë. Derisa e presim anëtarësimin në Bashkimin Evropian ne duhet të zhvillojmë ekonomitë tona. Bie fjala, Maqedonia e ka ndryshuar emrin, por ende nuk është miratuar gapha e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ashtu sikurse edhe Shqipëria… Kjo vazhdimisht shtyhet për diçka. Ndoshta kështu do të thonë nesër në Bruksel edhe për Serbinë:  ‘Po, vërtetë keni bërë progress në fushën e sundimit të ligjit, por ky apo ai shtet është kundër çeljes së kapitullit të ri në negociatat për anëtarësim”, është shprehur Vuçiq.  

Nisma rajonale “Open Balkan” nuk është përkrahur nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosna e Hercegovina. Në Kosovë ajo është cilësuar si përpjekje për krijimin e një Jugosllavie të re, pa Slloveninë e Kroacinë që tashmë janë anëtare të Bashkimit Evropian,

Ajo është cilësuar edhe si process që bie ndesh me synimin për integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

Pakashumë kështu e konsideron nismën “Open Ballkan” edhe i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak.

Para tri ditësh, në Forumin e Alpbachut, ai tha se kjo është “një iniciativë e pashëndetshme që i bën konkurrencë proceseve të integrimit evropian”.

(r.m.)

Comment

*