Vuçiq: Kosova nuk e do vazhdimin e dialogut

Beograd, 7 dhjetor 2021 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të martën, më 7 dhjetor, se Serbia dëshiron vazhdimin e dialogut me Kosovën, por është Prishtina ajo që nuk do të vazhdojë dialogun.

“Ne duam, duam të arrijmë edhe marrëveshje për të zhdukurit, por Prishtina nuk e do këtë. Nuk dëshiron fare të diskutojë me ne”, deklaroi Vuçiq para gazetarëve në Beograd.

Presidenti serb e akuzoi Qeverinë e Kosovës se, siç u shpreh, “po i shkel të gjitha marrëveshjet që janë arritur deri më tash”, në dialogun e zhvilluar në Bruksel.

Ai e akuzoi QeverinëeKosovës se po e shkel marrëveshjen për lejimin e vizitave të ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë. Sipas tij, Beogradi i lejoi shumë zyrtarë të Kosovës ta vizitojnë Serbinë, ndërsa Prishtina nuk e lejoi vizitën në Kosovë të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Vuçiq upyet edhe lidhurme paralajmërimet e tij se autoritetet e Kosovës do të ndërhynin në qendrën e shpërdarjes së energjisë në Vallaç, në pjesën veriore të Kosovës.

Sipas tij, tash për tash, Prishtina nuk do të ndërmarrë “ndonjë aksion serioz” kundër serbëve në Kosovë.

(r.m.)