Vuçiq, pas refuzimit të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë: “Situatë e vështirë për Serbinë”

Beograd, 22 mars 2022 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka anuluar të gjitha aktyivitetet elektorale në Serbi të ditës së sotme (e martë), për shkak se Qeveria e Kosovës e ka refuzuar kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Serbisë në territorin e Kosovës.

Vuçiq ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës e vë Serbinë në “situatë të vështirë” dhe ka thënë se bashkë me përfaqësues të serbëve të Kosovës do të vendoset se si do të reagojë Serbia.

“Kjo është një situatë shumë e rëndë për vendin. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në takimin me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova”, ka thënë Vuçiq, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Menjëherë pas mbledhjes të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Vuçiqi ka nisur takimin me përfaqësues të serbë të Kosovës. Na takim marrin pjesë drejtues të Listës Serbe, partisë politike të serbëve që kontrollohet nga Beogradi. Midis tyre janë edhe Goran Rakiqi, ministër në Qeverinë e Kosovës, dhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës.

(r.m.)