Vuçiq pret që dialogu Kosovë – Serbi të vazhdojë në maj

Bruksel, 26 prill 2021 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se  pret që dialogu Kosovë -Serbi të vazhdojë kah mesi i muajit maj.

Të dielën në mbrëmje,pas takimit me përfaqësuesin e posaçëm për dialogun të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, ai ka thënë se është i gatshëm t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për vazhdimin e dialogut.

“Serbia, natyrisht, do t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes për dialog. Ne do të marrin pjesë në çdo-lloj dialogu. Do të dëshironim që ai të ishte konstruktiv, të flasim për zgjidhjen e problemeve. Se si do të jetë ky proces, do ta shohim”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se ka “probleme të reja” midis  Kosovës e Sebisë, të cilat “duhet të zgjidhen shumë shpejt. Në këtë kontekst e ka veçuar Asociacionin e komunave mëshumicë serbe në Kosovë.

“Ajo për të cilën sot insistova është zbatimi i obligimeve të dala nga Marrëveshja e Brukselit, do të thotë Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, për të cilat kemi nënshkruar në Uashington”, është shprehur Vuçiq.

Presidenti i Serbisë e ka komentuar edhe votimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Ai ka thënë se Kurti ka dashur të thotë se Kosova dhe Shqipëria janë një shtet.

“Abin Kurti po mburret se ka votuar në Shqipëri. Kjo do të thotë se ata, de fakto, duan të thonë se nuk ka rëndësi a je në Tiranë (Shqipëri) apo në Prishtinë (Kosovë) sepse ky është një shtet”, ka thënë ai.

Vuçiq do të takohet të hënën me presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel, me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

(r.m.)