Vuçiq: Radoiçiqi, Veselinoviqi e të tjerët do të hetohen, nëse ekzistojnë akuza serioze

Beograd, 8 dhjetor 2021 – Presidenti k Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nga Ambasada amerikane në Beograd e ka pranuar një raport joformal për vendimin e Departamentit të Thesarit të SHBA-së që të vendosë në listën e sanksioneve Millan Radoiçiqin, Zvonko Vesellinoviqin dhe 11 persona të tjerë, të gjithë serbë nga Kosova.

Vuçiq ka vënë në dyshim argumentet e Departmanentit  amerikan të Thesarit. Sidoqoftë ka thënë se organet kompetente të Serbisë do të hetojnë nëse ndaj këtyre personave ekzistojnë “akuza serioze”.

“Ata i akuzuan fillimisht për tregti ilegale. Në fund do t’i akuzojnë që nuk po e respektojnë kufirin në mes Kosovës dhe Serbisë, por kjo nuk është asgjë e re. Nëse ekzistojnë akuza serioze, organet tona shtetërore do t’i hetojnë”, ka thënë ai, citon REL.

Vuçiq ka mohuar që partia e tij, Partia Përparimtare Serbe, ka marrë para nga Zvonko Vesellinoviq.

“Asnjë dinar nuk na e ka dhënë, së paku sa më përket mua, për të tjerët nuk e di. Partia të cilën e udhëheq unë ka më shumë se mjaftueshëm para, falë mjeteve shtetërore dhe anëtarësisë. Këto janë burimet tona kryesore. Kurrfarë nevoje nuk kemi për çfarëdo parash tjera”, është shprehur Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se pret që në listën e sanksioneve të SHBA-së të futen edhe njerëz në funksione shumë më të larta dhe ka premtuar se të gjithë do të hetohen.

“Atëherë a do të reagojmë kështu? Gjithçka që pranojmë, me çfarëdo treguesi se dikush ka kryer ndonjë vepër penale, organet tona përgjegjëse do të jenë të gatshme që në po atë moment të verifikojnë gjithçka”, ka thënë ai.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së ka vënë në listën e sanksioneve, nënkryetarin e Listës Serbe, ndryshe partisë kryesore serbë në Kosovë, MIllan Radoiçiq, biznesmenin nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviq, vëllain e tij, Zharkon dhe 10 persona të tjerë të lidhur me ta.

Me futjen e tyre në listë të sanksioneve, prona e tyre kryesisht bllokohet dhe qytetarëve amerikanë u ndalohet të bashkëpunojnë me ta.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se “këto sanksione shënjestrojnë autorët e korrupsionit, në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv 13818”, i cili bazohet në Aktin Global të Përgjegjshmërisë për të Drejtat e Njeriut, i njohur si Akti Magnitsky.

(r.m.)

Comment

*