Vuçiq, Rama e Dimitrov diskutojnë për nismën “Open Balkan”

Beograd, 4 nëntor 2021 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rma dhe zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimirov, në kuadër të iniciativës “Open Balkan”.

Në një postim në Instagram, Vuçiqi ka shkruar se “Open Balkani është vendim historik”.

Sipas agjendës, Vuçiqi, Rama e Dimitrovi fillimisht do të mbajnë takim me biznese nga këto vende, ndërkohë në orën 11:30 është paralajmëruar konferencë e përbashkët.

Një natë më herët, në darkën zyrtare, atyre u është bashkuar edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, që qëlloi për vizitë zyrtare në këtë vend. Ai ndër të tjera tha se “nuk është kundër iniciativave të dobishme për rajonin”.

Deri më tash, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova kanë refuzuar të bëhen pjesë e kësaj iniciative.

Njëri nga nismëtarët e këtij procesi, Zoran Zaev, nuk po merr pjesë në takimin e sotëm në Beograd, pasi dha dorëheqje nga posti i kryeministrit të Maqedonisë dhe kryetari të partisë së tij, pas humbjes në zgjedhjeve lokale. Në vend të tij, Maqedoninë po e përfaqëson zv.kryeministri Dimitrov.

(Telegrafi)