Vuçiq: Rezoluta e Kosovës për Srebrenicën ishte e pritshme

Beograd, 7 korrik 2021 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas miratimit të Rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, në Bosnje e Hercegovinë nga Kuvendi i Kosovës.

Vuçiq ka thwnw se nuk wshtw i befasuar nga miratimi i kësaj rezolute nga Kuvendi i Kosovws ka qenë e pritshme nga Kuvendi i Kosovës, por ka theksuar se ishte befasuar që një rezolutë të tillë e kishte miratuar edhe Kuvendi i Malit të Zi.

“Rezoluta të tilla do të vazhdojnë. Ne mund t’i shmangim ato në disa parlamente, falë marrëdhënieve miqësore, por disa do të vazhdojnë me abuzimin politik të serbëve”, ka thwnw Vuçiq.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka konstatuar se serbwt kanw kryer gjenocid në Srebrenicë.

Më 8 qershor 2021, Tribunali i Kombeve të Bashkuara pwr krimet e luftws n wish-Hugosllavi e dwnoi me burgim të përjetshëm ish-shefin ushtarak serb, Ratko Mlladiq për gjenocidin në Srebrenicë dhe pwr mizoritë tjera gjatë luftës në Bosnjë, prej 1992 deri mw 1995.

Më 17 qershor, Parlamenti i Malit të Zi miratoi një rezolutë që ndalon mohimin e gjenocidit të Srebrenicës. Kuvendi i këtij shteti e shkarkoi ministrin e Drejtësisë, Vlladimir Leposaviq, për shkak se ai e mohoi gjenocidin në Srebrenicë.

Maqedonia e Veriut ka miratuar rezolutë për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë në vitin 2010, kurse Shqipëria deri më tani nuk ka miratuar ndonjë rezolutë të ngjashme.

Në anën tjetër, në Kuvendin e Serbisë janë dy rezoluta në lidhje me Srebrenicën. Në njërën kërkohet që Srebrenica të dënohet si krim, kurse nëtjetrwn si gjenocid. Diskutimi mbi rezolutat ende nuk është futur në rend të ditës atje.

(r.m.)

Comment

*