Vuçiq: Serbia po përpiqet që në dialog “të nxjerrë sa më shumë për popullin e vet”

Beograd, 2 qershor 2021 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar edhe një herë se Serbia po përballet me trusni të forta për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se të gjitha bisedimet dhe të gjitha kërkesat kanë të bëjnë me njohjen e Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fuqitë Perëbdimore kërkojnë që Serbia ta njohë Kosovën, kështu ose ashtu. Madje, tashti nuk e kërkojnë këtë në mënyrë të kamufluar, por në mënyrë të drejtëpërdrejtë, duke folur hapur  për njohje reciproke”, është shprehur Vuçiq,transmeton B92.

Ai ka thënë se Serbia gjendet në situatë të vështirë dhe ka theksuar se askush nuk ka ndonjë ofertë “të bukur” për Serbinë.

Vuçiq ka theksuar në dialog me Kosovën Serbia do të përpiqet “të nxjerrë sa më shumë për popullin e vet”.

Vuçiq i ka akuzuar qeveritë paraprake të Serbisë për “shkëputjen e Malit të Zi dhe të Kosovës”.

“Ditë të vështira për vendin, por nuk  dua të ankohem. Ne kemi kaluar shumë ditë të vështira, jemi të gatshëm përsëri. Në qoftë se dëshironi të dëgjoni qëndrimin e Serbisë, mirë, por nëse nuk dëshironë ndërrone pushtetin në Beograd dhe sillni ekspertët që do ta plaçkisin vendin, do t’i shkatërrojnë të gjitha fabrikat dhe kushedi çfarë mund të ndodhë përsëri, siç kanë qenë shkëputja e Malit të Zi dhe copëtimi i Kosovës”, është shprehur ai.

(r.m.)