VV gjobitet 5.100 euro, sepse Kurti e theu heshtjen zgjedhore

Prishtinë, 15 nëntor 2021 – Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)e ka gjobitur me 5.100 euro gjobë Lëvizjen Vetëvendosje (VV).

Kjo parti është gjobitur për shkak se kryetari i partisë, Kryeministri Albin Kurti, bashkë me disa bashkëpartiakë e thyen  heshtjen  zgjedhore.

Të shtunën, kur ishte heshtje zgjedhore, Kurti bëri një shetitje në qendër të Podujevës, bashkë me kandidatin e VV-së për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin, dhe me disa bashkëpartiakë e simpatizantë të partisë së tij.

Ky vendim i PZAP-it është marrë pas ankesës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo parti është ankuar se Lëvizja Vetëvendosje e ka shkelur heshtjen zgjedhore edhe në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë dhe në Gjakovë, por PZAP e ka refuzuar këtë pjesë të ankesës.

(r.m.)

Comment

*