Waterbury: Festohet Kurban Bajrami në Qendrën Islame Shqiptaro Amerikane

Gazmend Aga: Le te festojme duke gezuar njerezit e tjere. Zoti e do besimtarin qe nuk e harron te afermin, komshiun dhe nevojtarin. Le te shprehim devotshmerine tone duke sakrifikuar per hir te Tij.

Nga Beqir SINA

BROOKLYN, NY: Qindra besimtarë myslimanë shqiptarë festuan Kurban Bajramin në xhaminë e Komunitetit Mysliman Shqiptaro Amerikan në Waterbury, Connecticut.

Endrit Himaj, zv imam ne kete komunitet, mbajti ligjeratën para faljes se Bajramit. Ai foli per rendesine e ruajtjes se lidhjes me Zotin jo vetem ne raste te tille por gjate gjithe jetes. Sinqeriteti ne kete relate me Zotin do te percaktoje edhe frytet e adhurimit te besimtareve. Falja e njeri tjetrit eshte prej synimeve te Bajramit, theksoi Himaj.

Imam Gazmend Aga drejtoi faljen dhe mbajti ligjeraten e Kurban Bajramit.

Ne fjalën e tij, ai foli për rëndesine e Kurban Bajramit si shenje devotshmerie bdaj Zotit me ane te sakrifices. Ai theksoi se Bajrami duhet te jete nje piknisje e relatave te shendosha me Zotin dhe njerezit. 

“Bajram i vertete eshte kur besimtari eshte me afer Zotit dhe njerezve. Bajram i vertete eshte te ndihmosh njerezit ne nevoje pavaresisht fese, ngjyres dhe rraces. Bajram i vertete eshte te falesh. Bajram i vertete eshte te vizitosh te afermit dhe t’i ndihmosh ata.” 

Nje lutje te vecante beri me kete rast per Shqiperine qe te behet nje vend prej se cilit te rinjte dhe te rejat shqiptare jo vetem te mos largohen, por te kthehen edhe ata qe jane larguar. Ngase Shqiperia eshte nje vend qe Zoti e bekuar me bukuri te rrala dhe qe nuk mrekullon vec shqiptaret por mbare vizitoret. Ai u lut edhe per shqiptaret ne te gjithe trevat shqiptare dhe anembane botes per me shume unitet, solidaritet dhe dashuri per njeri tjetrin. 

Imam Gazi e mbylli lutjen e tij me nje bekim per Shqiperine si memedhene tone dhe per SHBA’ne si shtepia e mijera shqiptareve ku ruhet gjuha e tradita, ku gezohet prona dhe familja, ku fjala e lire dhe feja eshte e shenjte.

Në fund Xhamia me këtë rast kishte përgatitur edhe dhuratat e bukura të Bajramit për fëmijët e këtij komuniteti çka e rriti edhe më shumë gëzimin e tyre në këtë festë.

Sikurse herëve tjera, edhe këtë vit besimtaret kanë vizituar varrezat e të afërmeve të tyre me rastin e festës së Kurban-Bajramit.