Weber: Pres angazhim më të fortë të Gjermanisë në dialogun Kosovë-Serbi

Berlin, 8 dhjetor 2021 – Eksperti i njohur gjerman për Ballkanin, Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politika të Demokratizimit në Berlin, pret një angazhim më të fortë të Qeverisë së Gjermanisw ndaj negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.

Weber ka thënë gjithashtu se pret që qeveria e re gjermane të ketw një marrëdhënie të re me qeverinë e Serbisw dhe fundin e “shikimit ndërmjet gishtërinjwve” tw sundimit autoritar dhe autokratik në Serbi.

“Pres ndryshime ndaj Serbisë. Qëndrimi i qeverisë së kancelares Merkel filloi me politikën parimore të vendosjes së dialogut politik ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mbi parime të qarta dhe në një kornizë të qartë negociuese. Ajo në njëfarë mënyre e krijoi zotin Vuçiq dhe fillimi i tij u shënua nga një farë evropianizimi i politikës së tij. Por, për shkak të humbjes së drejtimit strategjik të kësaj politike të Bashkimit Evropian të udhëhequr nga Gjermania dhe kancelarja, në fund, ne morëm një shikim ndërmjet gishtërinjwve të Berlinit dhe Brukselit për gjendjen dhe zhvillimin e demokracisë në Serbi. Në të njëjtën kohë, kancelarja dhe Berlini mbetën mjaft duarthatë, sepse ai dialog (Kosovë-Serbi), ndryshe nga fillimi i tij historik, u kthye në të kundërtën e tij”, ka thënë Weber për N1, transmeton Telegrafi.

(r.m.)