Wendy Sherman emërohet zëvendëse e Sekretarit amerikan të Shtetit

Uashington, 14 prill 2021 – Wendy Sherman është emëruar zëvendëse e Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Senati amerikan e konfirmoi emërimin e zonjës Sherman në këtëpozitë, me 56 vota ‘për’ dhe me 42 vota ‘kundër’, pasi disa senatorë republikanë e përkrahën emërimin e saj.

Wendy Sherman ka shërbyer në administratat e ish-presidentëve Bill Clinton dhe Barack Obama.

Ndër të tjera, ajo konsiderohet njohëse e mirë e rajonit të Ballkanit.

Ajo është bashkëpunëtore e ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright, e cila luajti rol vendimtar në vendimin e administrates së presidentit Clinton për sulmet ajrore të NATO-s ndaj Serbisë, në vitin 1999.

(r.m.)