Wigemark: Rugova ishte Babai i Kosovës moderne

Prishtinë, 23 prill 2021 – Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, është takuar sot me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, në një zyrë të partisë ku dominon porteti i Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Wigermark, në një postim në profilin e tij zyrtar në Twitter, ka treguar se nëvitin 1992, kur ishte diplomat i ri i shtetit të tij, Suedisë, ishte takuar me Rugovën, të cilin e quan “baba i Kosovës moderne”.

Ai ka thënë se qëndrimin ulur pranë portretit të Rugovës zgjon “një ndjesi disi historike”.

“Gjatë vizitës sime të parë në Prishtinë si diplomat i ri suedez, në gusht të vitit 1992, kisha nderin ta takoja babain e Kosovës moderne dhe Presidentin e saj të parë, Ibrahim Rugova. Të ulesh pranë portretit të tij, me liderin e ri të partisë së vjetër të Rugovës, LDK-së, është një ndjesi disi historike”, ka shkruar Wigemark.

(r.m.)