Xhaçka dhe Kim takohen me refugjatët afganë në qytetin “Studenti” në Tiranë

607 afganët që kanë mbërritur që nga mesnata e së premtes janë strehuar veç qytetit “Studenti”, edhe në rrjetin e hotelerisë së Durrësit si dhe në Lezhë

Knid Ndrenika

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadorja amerikane Juri Kim vizituan familjet e vendosura prej 3 ditësh në Qytetin “Studenti” në Tiranë.

607 afganë, burra, gra dhe fëmijë janë marrë nga Shqipëria në kuadër të largimit nga Afganistani pasi talebanët u rikthyen në pushtet për herë të parë që nga viti 2021.

Ministrja Xhaçka tha se shumë partnerë e organizata ndërkombëtare po bashkohen çdo ditë në këtë operacion të madh humanitar.

Afganët që kanë mbërritur që nga mesnata e së premtes janë strehuar veç qytetit “Studenti”, edhe në rrjetin e hotelerisë së Durrësit si dhe në Lezhë.

Shqipëria ka premtuar të strehojë 4 mijë afganë bashkëpunëtorë ose familjarë të tyre të angazhuar me organizatat amerikane dhe perëndimore gjatë qëndrimit të aleatëve kundër terrorizmit në Afganistan.

Qeveria në Tiranë ka miratuar një vendim sipas të cilit, dhënia e mbrojtjes së përkohshme shtetasve afganë dhe personave pa shtetësi me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Afganistanit bëhet për arsye të luftës, situatës së ngjashme, dhunës së përgjithshme dhe konfliktit të brendshëm, të karakterizuara nga shkelje të të drejtave të njeriut dhe që kërkojnë mbrojtje nga Shqipëria.