Xhaçka: Krah për krah Shqipëri-SHBA

Ministrja përshëndeti 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Uashington-Tiranë

Knid Ndrenika

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka përshëndeti 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

Në një mesazh në rrjetet shoqërorë ministrja shkruajti se në përvjetorin e 100-të në 2022 Shqipëria është mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan për mbështetjen bujare dhe vendimtare për vendin tonë.

“Njëherësh jemi krenarë për angazhimin dhe kontributin në rritje të Shqipërisë në këtë partneritet strategjik”-shkruajti zonja Xhaçka.

Ministrja shtoi se “lidhjet që na bashkojnë janë të forta dhe presim me optimizëm thellimin e miqësisë dhe partneritetit mes nesh”.

Ajo në fund vendosi hashtagun “#KrahpërKrah 🇦🇱🇺🇸” të shoqëruar me flamujt e të dy shteteve.