Xhaçka në takim me ministrin e jashtëm kinez: Kemi vullnet të bashkëpunojnë në temat me interes të përbashkët

Tiranë, 29 tetor 2021 – Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Yi, i cili e kryeson një delegacion kinez që gjendet në vizitë në Shqipëri.

Shefat e diplomacive të të dy vendeve kanër shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe kanë shprehur vullnetin reciprok për zgjerimin e shkëmbimeve ekonomike, tregtare, kulturore, por edhe diplomatike e politike midis dy vendeve.

Kabineti i ministres Xhaçka njoftoi se vend të veçantë ka zënë shkëmbimi i pikëpamjeve mbi bashkëpunimin midis dy vendeve në Këshillin e Sigurimit, gjatë periudhës që Shqipëria do të jetë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Dy ministrat ka shprehur vullnetin e dyanshëm për të zhvilluar konsultime dhe për të gjetur hapësira bashkëpunimi e mirëkuptimi lidhur me çështje të ndryshme.

“Shqipëria ndjek sot një politikë të jashtme të bazuar tek parime e vlera që frymëzohen nga eksperienca jonë historike. Ne kemi vullnetin e plotë për të bashkëpunuar ngushtë me Republikën Popullore Kineze për të gjithë ato çështje ku ndajmë qëndrime e interesa të përbashkëta, duke njohur e vlerësuar rolin dhe peshën e Kinës në arenën globale”, citohet të ketë thënë ministrja Xhaçka.

Gjatë takimit është biseduar edhe për bashkëpunimin dypalësh dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushat me interes të ndërsjeltë, me fokus në bashkëpunimin ekonomik e kulturor, në luftën kundër pandemisë dhe bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë.

Ministrat Xhaçka e Yi kanë biseduar edhe për bashkëpunimin në kuadër të nismave rajonale (Kinë-CEEC).

Dy ministrat e mbështetën heqjen e vizave për shtetasit shqiptarë që e vizitojnë Kinën. Ministri kinez tha se vendi i tij do të respektojë parimin e reciprocitetit.

Vizita e ministrit Wang Yi është vizita e parë e një krydiplomati të Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, pas vitit 2011.

(r.m.)

Comment

*