Xhaçka: Shqipëria mbështet vendimin për tërheqjen e trupave nga Afganistani

Tiranë, 14 prill 2021 – Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Olta Xhaçka, dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, morën pjesë në një takim pune të ministrave të Punëve të Jashtme dhe ministrave të Mbrojtjes të vendeve abëtare të NATO-s me Sekretarin e Shtetit dhe Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-ve, në fokus të tëcilit ishin zhvillimet e fundit në Afganistan dhe vijimësia e misionit të NATO-s “Resolute Support”.

Ministrja Xhaçka vlerësoi vendimin e administratës aktuale të SHBA, për të mos u tërhequr në mënyrë të njëanshme nga Afganistani, por duke e bërë këtë në konsultim të plotë me vendet e NATO-s.

“Shqipëria e mbështet plotësisht vendimin e propozuar nga miqtë amerikanë dhe është e gatshme të tërheqë të gjithë trupat e saj nga Afganistani, brenda afatit kohor të vendosur nga NATO. Në këtë botë të mbushur plot kërcënime, ne nuk mund të përballemi dot vetëm dhe besoj se nga ky moment Aleanca do të dalë më e fortë dhe më e bashkuar, me më shumë synime, energji dhe ide, për të garantuar sigurinë tonë kolektive”, u shpreh ajo, transmeton BalkanWeb.

Ministrat shqiptarë, Xhaçka dhe Peleshi, vlerësuan se procesi politik i negociatave për paqe në Afganistan duhet të prodhojë një zgjidhje të negociuar, e cila do të sjellë paqe të qëndrueshme dhe respektim të plotë të të drejtave të njeriut për popullin e Afganistanit.

(r.m.)