Xhaferoviq e Komshiq e mirëpresin vendimin e Inzkos mbi gjenocidin në Srebrenicë

Sarajevë,23 korrik 2021 – Anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnjës, Shefik Xhaferoviq, e ka mirëptirut vendimin e përfaqësuesit tëe lartë ndërkombëtar në Bosnjë, Valentin Inzko, që ndalon dhe dënon mohimin e gjenocidit serb në Srebrtenicë.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Xhaferoviq ka thënë se Inzko, me këtë vendim, e ka përmbushur detyrimin e tij ndaj viktimave të gjenocidin.

“Sipas ndërgjegjes së tij, por edhe sipas Marrëveshjes së paqes të Dejtonit, sepse mohimi i gjenocidit dhe madhërimi i kriminelëve është një mekanizëm që minon seriozisht besimin midis kombeve dhe rrezikon paqen”, ka thënë Xhaferoviq.

Ai ka shtuar se vendimi i përfaqësuesit të lartë bëri një hap të fortë përpara në drejtim të civilizimit.

Edhe anëtari kroat i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelko Komshiq, e ka përshëndetur vendimin e Përfaqësuesit të Lartë për të ndryshuar Kodin Penal, Valentin Inzko, që ndalon dhe dënon mohimin e gjenocidit.

“Ky vendim bazohet në një seri vendimesh të gjykatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), do të thotë Tribunalit Penal për ish-Jugosllavi, i cili, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, vërtetoi ekzistencën e krimit të gjenocidit në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe gjenocidit në Srebrenicë”, ka tënë Komshiq.

Presidenti i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA), Bakir Izetbegoviq, e ka cilësuar vendimin e Inzkos si “vendim civilizues, në favor të familjeve të viktimave të gjenocidit”.

“Me këtë vendim, përfaqësuesi i lartë ndihmoi qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës, forcoi autoritetin e pasardhësit të tij dhe e përfundoi me dinjitet mandatin e tij në Bosnje”, ka thënë Izetbegoviq.

Presidentja e Shoqatës “Nënat e Srebrenicës”, Fadila Efendiq, ka thënë se ky vendim duhet të ishte marrë më herët.

“Inzko bëri atë që premtoi, megjithëse duhej ta kishte bërë më parë, por nuk është kurrë vonë. Vendimi është i mirë, nëse respektohet”, kathënë ajo.

Presidentja e Shoqatës së “Gratë e Srebrenicës”, Hajra Qatiq, e cila është në kërkim të eshtrave të djalit të saj, Nino qe 26 vjet,ka thënë se vendimi i përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm për të dhe ka shfaqur shpresën se do të respektohet.

“Ai duhet ta kishte bërë këtë shumë kohë më parë, por nuk është kurrë vonë. Unë jam e kënaqur që ai mori një vendim të tillë për të ndaluar mohimin e gjenocidit dhe madhërimin e kriminelëve të luftës”, ka thënë ajo.

(r.m.)

Comment

*