Xhamitë e Kosovës do të hapen për lutjet e Fitër Bajramit

Prishtinë, 10 maj 2021 – Besimtarët muslimanë në Kosovë do të mund ta falin në xhami namazin e Fitër Bajramit, njoftoi Bashkësia Islame e Kosovës.

Dita e parë e Festës së Fitër Bajramit është të enjten, më 13 maj.

Bashkësia Islame e Kosovës u bëri thirrje besimtarëve që të ruajnë distancën fizike dhe t’i respektojnë masat e tjera kundër koronavirusit, gjatë faljes së namazit.

Gjatë dy festave të kaluara të Bajramit, xhamitë e Kosovës kanë qenë të mbyllura, për shkak të pandemisë. Por, tania to do të hapen për Bajram, pasi situate pandemike është përmirësuar dukshëm.  Javët e fundit në Kosovë u regjistruan më pak raste të infeksionit me koronavirus, krahasuar me shifrat e larta të të infektuarve gjatë muajit mars.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi të hënën se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë vetëm 2 për qind të të testuarve.

(r.m.)

Comment

*