Xherdan Shaqiri, futbollisti i shquar shqiptar, transferohet në SHBA

Do të luajë në qytetin e John Belushit, me ekipin Chicago Fire FC, sipas një kontrate që vazhdon deri në 2024

 

Nga Ruben Avxhiu

Xherdan Shaqiri, lojtari i shquar i Zvicrës, me pindër shqiptarë, po vjen të luajë në SHBA. Ai do të jetë pjesë e klubit Chicago Fire FC që ka thyer rekordin e tij në histori duke paguar 7.5 milionë dollarë për ta “rrëmbyer” në radhët e veta.

Shaqiri po braktis kështu Lionin e Fracës, për të ardhur në qytetin ku banon një komunitet i madh shqiptar, me një histori të vjetër. y qytet është edhe vendlindja e aktorit me famë, John Belushi, djalë emigrantësh shqiptarë.  

Shaqiri ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë në Chicago deri në vitin 2024. Më parë, ka laujtur me ekipe të mëdha europioane si Bajerni i Mynihut, Interi i Milanos dhe Liverpul.

Në një deklaratë të lëshuar me këtë rast, Drejtori Sportiv i klubit, Georg Heitz se quajti Shaqirin një nga sportistët zvicerianë më të realizuar të brezit të tij”.

Fitues i 17 trofeve gjatë karrierës së tij sportive, Shaqiri ka luajtur 100 ndeshje me kombëtaren zviceriane, në të cilat ka shënuar 26 gola e ka dhënë shumë pasime kyçe. Ka marrë pjesë në në tre kampionate botërore (2010, 2014, 2018) dhe dy kampinate europiane (2016, 2020).

Shaqiri fitoi zemrat e shqiptarëve kudo në botë sidomos në kampinatin botëror të vitit 2018, kur bashkë me Granit Xhakën shënuan dy gola ndaj Serbisë dhe festuan duke bërë shenjën e shqiponjës. Serbia kishte shënuar golin e parë, por Zvicra fitoi 2-1. Shaqiri shënoi golin e fitores.

Në Chicago, ai do të luajë me numrin 10 në fanellë.