Yuri Kim: “Kuvendi duhet të miratojë zgjatjen e mandatit të vetingut”

Tiranë, 21 tetor 2021 – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka thë se Kuvendi i Shqipërisë duhet të miratojë ndryshimet kushtetuese që mundësojnë zgjatjen e mandatit të vettingut. 

Ambasadorja Kim e ka shprehur këtë qëndrim të enjten, pas takimit që ka zhvilluar me ambasadorin e OSBE në Tiranë, Del Monaco, përmes një postimi në Twitter.

Ambasadorja Kim ka shkruar se me ajo dhe ambasadori Del Monaco janë pajtuar se palët duhet të respektojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it mbi zgjedhjet.

“U takova me Ambasadorin e OSBE në Shqipëri Del Monaco sot për të diskutuar një sërë çështjesh. Ramë dakord që, në përputhje me rekomandimin e ONM-së, Parlamenti duhet të miratojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e vetingut.

Gjithashtu jemi dakord që autoritetet dhe palët duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet”, ka shkruar ambasadorja Kim.

(r.m.)

Comment

*