Yuri Kim për tensionet në PD: Ata që nxisin dhunë do të mbahen përgjegjës

Tiranë, 8 janar 2022 – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar përmes një postimi në Tëitter, lidhur me tensionet në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë.

Ambasadorja Kim u ka bërë thirrje organizatirëve të protestës që të refuzojnë  dhunën dhe ka paralajmëruar se nxitësit e dhunës do të mbahen përgjegjës.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës”, shkruan ambasadorja Kim. 

(r.m.)

Comment

*