Yuri Kim: Prokurorët të intensifikojnë hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve zgjedhore

Tiranë, 29 prill 2021 – Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, i është bashkuar thirrjes së Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, që prokurorët të hetojnë krimin zgjedhor në Shqipëri.

Në një status në Facebook, ajo ka theksuar se Reforma në Drejtësi kërkon që prokurorët të kryejnë detyrën e tyre me pavarësi e integritet.

Sot, Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë u bëri thirrje të gjithë prokurorëve të rretheve që të nisin hetimet për kallëzimet e bëra në Komisiomnin Qendror të Zgjedhjeve dhe në institucionet tjera lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.

Statusi i ambasadores Kim:

Prokurori i Përgjithshëm Çela u ka kërkuar të gjithë prokurorëve në Shqipëri që të intensifikojnë hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve zgjedhore. SHBA e mbështet fuqimisht këtë thirrje. Reforma në Drejtësi kërkon që prokurorët të kryejnë detyrën e tyre me pavarësi dhe integritet. Askush nuk është mbi ligjin.

foto galeri

(r.m.)