Yuri Kim vizitoi ukrainasit e strehuar në Shqipëri: Zemrat tona rrahin së bashku me popullin tuaj

Tiranë, 24 prill 2022 – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, së bashku me ambasadorin e Ukrainës, Volodymyr Shukrov, vizituan sot ukrainasit e strehuar në Shqipëri, me rastin e festës së festës së Pashkëve ortodokse.

Në fjalën e saj, ambasadorja Yuri Kim deklaroi se zemrat e qytetarëve në të gjithë botën, rrihnin si një e tërë me popullin ukrainas të cilët po kalojnë një situatë të vështirë për shkak të luftës.

“Dhe i ndjeva të gjitha ato gjëra kur pashë fëmijët duke kërcyer kur mbërritëm këtu. Ky është një moment i errët dhe mbrëmë, nuk e di për ju, por mund atë shkoja në kishë për të festuar meshën e Pashkëve. Dhe në ato momente kur ne të gjithë kishim qirinjtë të ndezur, mendova se si të gjitha zemrat tona anembanë botës rrihnin, së bashku si një, duke rrahur së bashku me tuajat dhe me çdo njeri në Ukrainë”, tha Kim.

Ndërsa ambasadori Shkurov, tregoi se gjatë rrugës e takoi një grua të moshuar, e cila në rrënojat e shtëpisë së saj po e gatuante kulaçin tradicional të Pashkës. Ai tha se ajo i kishte thwnw se festa në këto kushte nuk është shumë e gëzueshme, por përsëri duhet festuar.

“Dua të drejtohem tek të gjithë me një fjalë shumë të thjeshtë që për ne ka shumë kuptim, Krishti u ngjall. Unë kam qenë shumë i emocionuar nga një pamje që kam parë duke ardhur këtu. Ishte një gjyshe e vjetër e cila në rrënojat e shtëpisë së saj po gatuante paskën, kuliçin tradicional të Ukrainës. Dhe ajo tha që pasi festa nuk është shumë e gëzueshme por prapë duhet festuar”, tha Shkurov, viton Panorama.

(r.m.)