Zaev: Do të largohem nga Qeveria, pasi të siguroj shumicën parlamentare

Shkup, 19 nëntor 2021 – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka deklaruar të premten, më 19 nëntor, se është i vendosur të largohet nga drejtimi i qeverisë dhe i partisë në pushtet, Lidhjes Social Demokrate (LSDM), sapo ta sigurojë shumicën në Kuvend.

“Unë mbetem në atë që e kam thënë. Do të largohem pasi të siguroj shumicën parlamentare dhe pasi të zgjidhet drejtuesi i ri i partisë”, ka deklaruar Zaev.

Shefi i partisë kryesore në pushtet e ka bërë këtë deklaratë pas takimit me Afrim Gashin, kryetarin e partisë Alternativa, e cila i ka katër deputetë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Zaev ka kërkuar që Alternativa t’i bashkohet Qeverisë, por Gashi ka bërë të ditur se ky vendim u takon organeve drejtuese të partisë, e cila aktualisht është në opozitë, bashkë me Aleancën për Shqiptarët dhe me partinë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE-në.

“Ne do tamarrim vendimin më të mirë për vendin, për qytetarët, për shqiptarët, por edhe për Alternativën”, ka deklaruar Gashi.

Në takimin e kryeministrit Zaev me kryetarin e Alternativës ka qenë i pranishëm edhe zëvendësministri i Financave, Dimitar Kovaçevski, emri i të cilit është përmendur në medie si zëvendësues i Zaevitnëkrye të qeverisë dhe të LSDM-së. Por, Zaevi nuk e ka pohuar dhe as nuk e ka mohuar këtë.

Zoran Zaev e kishte paralajmëruar dorëheqjen e tij nga pozita e kryeministrit tëMaqedonisë së Veriut më 31 tetor, pas disfatës së partisë që tij, LSDM-së, në zgjedhjet lokale. Megjithkëtë, ai nuk e dorëzoi dorëheqjen në parlament.

VMRO-DPMNE provoi ta rrëzonte Xaevin, përmes mocionit të votëbesimit  në parlament, por nuk arriti ta bënte këtë për shkak se njëri prej nënshkruesve të mocionit u tërhoq nëmomentin  e fundit dhe VMRO-DPMNE nuk arriti t’i siguronte votat e mjaftueshme.

 Por, Qeveria e Zaevit, me gjithatë mbeti pa shumicë në parlament, sepse partia shqiptare Lëvizja Besa u largua nga koalicioni qeverisës.

Dy blloqet parlamentare, pozita dhe opozita, i kanë nga 60 deputetë. Në këtë situatë, Qeveria e Zaevit nuk e ka mbështetjen e nevojshme parlamentare.

(r.m.)