Zaev: Marrëveshja e Prespës model për liderët e Kosovës dhe Serbisë

Shkup, 1 qershor 2021 – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se nuk është e rastësishme publikimi i dokumenteve pa autorësi, të njohura si “non-papers”.

Në një intervistë përKlan Maqedonia, Zaev i ka quajtur këto “dokumente” si promotorë të politikave nacionaliste në rajon. Ai ka theksuar se “dokumente“ të tilla dalin në pah sa herë që dështon Evropa.

Zaev ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’u përgjigjet projekteve në të cilat diskutohet për ndryshim kufijsh në Ballkan me intensifikim të proceseve eurointegruese për rajonin.

Kryeministri i Maqedonisë së Veroit ka shprehur  pikëpamjet etij edhe lidhur me dialogun mes Kosovës e Serbisë. Ai ka thënë se Marrëveshja e Prespës duhet të jetë model për përfaqësuesit e të dyja vendeve.

“Liderët e Kosovës dhe liderët e Serbisë qytetarëve të tyre ua kanë borxh ardhmërinë, perspektivën. Nuk është e lehtë për të dyja palët. Por, le të mësojnë nga shembulli ynë me Greqinë. Duhet të mbyllen dyert e së kaluarës kur hapen dritaret e së ardhmes”, ka thënë Zaev .

Ai ka shtuar se Bashkimi Evropian duhet të liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës.

Zaev ka thënë se partia e tij dotë bashkëpunojë me partitë shqiptare në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë.

“Po. Me BDI-në, me Besën dhe me PDSH-në do të bashkëpunojmë. Me një pjesë në rrethin e pare, kurse me të tjerë në rrethin e dytë zgjedhor. Dikund do të bashkëpunojmë qysh në rrethin e parë dhe pres nga partnerët kandidatë të mirë dhe të pranueshëm, siç pres të pranohen edhe nominimet e kandidatëve tanë”, ka thënë Zaev.

(r.m.)