Zaev: Viktima nga RVM dhe Serbia, të gjithë të rinj, ktheheshin nga ekskursioni

Autobusi që u dogj në Bullgari  ishte në pronësi të “Besa Trans” dhe transportonte të rinj që ktheheshin nga një ekskursion nga Turqia.

Kryeministri Zoran Zaev pasi vizitoi të mbijetuarit në spital tha se jo të gjithë viktimat janë nga Shkupi. 

“Të gjithë janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, ata janë të më shumë kombësive. Kemi një shtetas nga Serbia dhe një me shtetësi belge”, tha kryeministri maqedonas.

Para se të mbërrinte në Sofje, Zaev deklaroi se aksidenti është një tragjedi e tmerrshme në të cilën kanë humbur jetën 12 fëmijë nën 18 vjeç, ndërsa të tjerët janë të rinj rreth moshës 20-35 vjeç.

“Jam në kontakt me kryeministrin Stefan Janev, i cili tashmë ka vizituar njerëzit. Pata mundësinë të bisedoja me një nga të mbijetuarit. Ai shpjegoi se ata ishin duke fjetur në autobus kur u dëgjua një shpërthim i fortë. Ata kanë mundur të thyejnë njërën nga xhamat dhe të shpëtojnë disa persona. Fatkeqësisht, të tjerët dështuan. Është një tragjedi e tmerrshme sepse shumica e tyre janë fëmijë – 12 fëmijë janë nën 18 vjeç, dhe të tjerët janë të rinj rreth 20-30 vjeç” tha Zaev.

Sipas tij, ende nuk është konfirmuar identiteti i të vdekurve. 

Zaev për aksidentin: Viktimat qytetarë të Maqedonisë sëZaev për aksidentin: Viktimat qytetarë të Maqedonisë së

 
oranews