Zëdhënësja e Rithemelimit, Garo: Njerëz të armatosur në selinë e PD-së

Zëdhënësja e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD, Floriana Garo, ka reaguar sërish për fotin e publikuar nga selia blu ku duken disa djem të rinj me kapele dhe maska anti-Covid.

Garo thotë se Basha po e mbush selinë mbush seline me njerez te armatosur dhe dyer te blinduara me shpresen se do mund te ndale vullnetin e demokrateve.

Garo u bën thirrje deputetëve të PD të distancohen nga aventurat paramilitare.

Garo: Dy dite nga protesta e demokrateve per te cliruar Partine Demokratike nga pengu i Edi Rames, foto te publikuara ne media tregojne qarte se Lulzim Brava po e mbush seline me njerez te armatosur dhe dyer te blinduara me shpresen se do mund te ndale vullnetin e demokrateve te shprehur qarte ne Kuvendin e dt 11 Dhjetor e me pas referndumin historik te dt 18 Dhjetor.

Edi Rama dhe pengu i tij Lulzim Brava kerkojne me kete perpjekje te fundit te vendosin  dhunen e pakices mbi vullnetin e lire te shumices e te shkaterrojne keshtu pluralizmin politik ne Shqiperi.  Kjo eshte e pashprese!

U bejme thirrje deputeteve te Partise Demokratike te distancohen nga aventurat paramilitare te Lulzim Braves qe u mbyll dyert deputeteve dhe demokrateve duke blinduar brenda selise bandite te armatosur.

Ne dt 8 Janar demokratet do ndahen pergjithmone nga opozita e korruptuar e Lulzim Braves dhe nga pazaret e tij me Edi Ramen ne kurriz te sakrificave te tyre! Ne dt 8 Janar demokratet do ndahen perfundimisht nga nje individ qe shet kontributin dhe sakrificat e tyre per koncesione dhe favore personale nga pushteti!

Nuk ka brave, dere te blinduar apo bandite me apo pa maska qe do mund te perballen me vullnetin e demokrateve te lire!

Ne dt 8 Janar fillojme rrugetimin drejt fitores!