Zelensky: Agresioni rus nuk kufizohet vetëm në Ukrainë

Kiev, 10 prill 2022 – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një video-mesazh natën vonë, tha se Rusia “nuk ka për qëllim të kufizohet vetëm në Ukrainë”. Ai theksoi se ndalimi i agresionit rus në vendin e tij është thelbësor për sigurinë e të gjitha demokracive, pran pdaj kërkoi ndihmë për përballimin e agresionit rus.

“Prandaj nuk është vetëm detyrë morale e të gjitha demokracive, të gjitha forcave të Evropës, të mbështesin synimin e Ukrainës për paqe”, tha Zelensky.

“Kjo është në fakt një strategji mbrojtjeje për çdo shtet të qytetëruar”, theksoi ai.

Fjalimi i tij u publikua ndërsa civilët vazhdojnë të largohen nga pjesët lindore të vendit, përpara një sulmi të pritshëm nga forcat ruse, të cilat po përqendrohen në këtë pjesë të vendit.  

Ndërkohohë punonjësit e urgjencës po kërkojnë për të mbijetuar në qytetet në veri të kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, nga tëcilat janë tërhequr forcat ruse.

Rusia ka tërhequr trupat e saj nga pjesa veriore e vendit dhe është përqendruar në rajonin lindor të Donbasit, ku separatistët e mbështetur nga Moska i kanë luftuar trupat ukrainase për tetë vjet me radhë.

Pamjet satelitore të publikuara rishtazi të Maxar Technologies, të mbledhura të premten, shfaqën një autokolonë ushtarake ruse të gastë j13 kilometra që është nisur në jug drejt Donbasit përmes qytetit Velykyi Burluk.

Megjithatë, vlerësimet perëndimore shfaqin besim në rritje në aftësinë e mbrojtësve të Ukrainës për të zmbrapsur sulmet e Rusisë, duke i portretizuar trupat ruse me moral të ulët dhe me viktima në rritje.

Ministria britanike e Mbrojtjes tha të dielën se ushtria ruse po përpiqet të mbulojë humbjet në rritje duke shtruar numrin e trupave me personel që është liruar nga shërbimi ushtarak që nga viti 2012.

Në një përditësim në Twitter, ministria tha gjithashtu se përpjekjet e ushtrisë ruse për të “siguruar më shumë fuqi luftarake” përfshin gjithashtu përpjekjen për të rekrutuar trupa nga zona Transdniester, një rajon separatist në Moldavi, që kufizohet me Ukrainën.

Separatistët e mbështetur nga Rusia në Moldavinë lindore, kapën armët në vitin 1992 për të krijuar rajonin Trans-Dniester, i cili nuk njihet ndërkombëtarisht dhe ku Rusia mban rreth 1 mijë e 500 trupa.

Disa udhëheqës evropianë kanë bërë përpjekje për të treguar solidaritet me Ukrainën e goditur nga lufta. Në fjalimin e tij presidenti Zelenskyy falënderoi udhëheqësit e Britanisë dhe Austrisë për vizitat e tyre në Kiev të shtunën dhe zotimet për mbështetje të mëtejshme.

Presidenti Zelenskyy përsëriti thirrjen e tij për një embargo të plotë ndaj naftës dhe gazit rus, meqë disa vende evropiane varen shumë nga energjia e importuar ruse.

“Liria nuk ka kohë për të pritur”, tha presidenti Zelenskyy. “Kur tirania fillon agresionin e saj kundër gjithçkaje që ruan paqen në Evropë, duhet të ndërmerren veprime menjëherë”.

(Sipas Zërit të Amerikës)