Zëri i Amerikës: Kosova do të ftohet në Samitin për Demokraci

Uashington,12 nëntor 2021 – Zëri i Amerikës (seksioni në gjuhën serbe), raportoi të premten se Kosova dhe Serbia do të ftohen nga presidenti amerikan, Joe Biden, për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci që do të mbahet më 9 e 10 dhjetor në Uashington.

Megjithatë, ky medium nuk ka arritur ta marrë një konfirmim zyrtar për këtë informacion nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Disa javë më parë, mediumi amerikan “Politico” publikoi listen e 100 shteteve që janë ftuar në Samitin për Demokraci. Në këtë listë nuk gjendeshin Kosova, Serbia dhe Bosnja e Hergegovina, gjë që nxiti reagime të opozitës dhe shoqërisë civile.

Të premten, pos raportimit për ftesën për Kosovën, mediet në Serbi raportuan se edhe Serbia ka marrë ftesë për pjesëmarrje në këtë samit.

(r.m.)