Zëvendës ambasadori amerikan: BKH do t’i tregojë Shqipërisë se askush nuk është mbi ligjin

Tiranë, 6 gusht 2021 – Zëvëndës-ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Demian Smith, iu tha kandidatëve për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimeve (BKH-së) se Shqipëria ka ngritur tashmë dy institucione që e përbëjnë kurrizin e sistemit përluftimin e krimit te Organizuar dhe Korrupsionit – Prokurorinë e Posaçme Kundë Korrupsionit (SPAK) dhe Byronë Kombëtare të Hetimeve.

Smith theksoi se krijimi i BKH do ta bëjë SPAK-un plotësisht funksionaldhe efikas.

“Vetëm me BKH-në, me të gjithë ju, SPAK-u do të jetë një sukses i plotë. Qëndroni pjesë e luftës. Partnerët tuaj anebanë botës mund të hedhin dritë mbi aktorët e këqij, por do të jetë SPAK-u që do të bëjë punën e vështirë: hetimin dhe ndjekjen penale, duke punuar dorë për dorë për të përmbysur korrupsionin dhe krimin e organizuar”, tha ai nw ceremoninw e  përfundimit tw programit të trajnimit të hetuesve tw BKH nga Byroja Fdederale e Hetimeve (FBI) amerikane.

Zëvëndës ambasadori amerikan në Shqipëri theksoi se hetuesit e BKH do tw jenw pjesë e një kapitulli të ri të institucioneve të pavarura, efikase dhe të besueshme.

“Ky i sotmi është një hap i rëndësishëm përpara në luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. BKH-ja do t’i tregojë Shqipërisë se askush nuk është mbi ligjin dhe se ai zbatohet njësoj për të gjithë. Ditët e pandëshkueshmërisë së të pasurve dhe të fuqishmëve kanë mbaruar. Këtë e kërkon populli shqiptar”, theksoi Smith.

(r.m.)

Comment

*