Zgjedhja e Presidentit të Shqipërisë mbetet vetëm në dorën e mazhorancës

Tiranë, 29 maj 2022Në Shqipëri, digjet edhe raundi i tretë i procesit për zgjedhjen e Presidentit të ri në mënyrë konsensuale.

Sot (e diel) në orën 16:00 skdaoi afati i fundit për propozimin e kandidatit apo kandidatëve për president, por as pozita dhe as opozita nuk e propozuan asnjë kandidat.

Të hënën, më 30 maj, do të mbahet seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit, ku vetëm do të konstatohet se nuk ka asnjë  kandidat për të hedhur në votim.

Mazhoranca tha se në tri raundet e para të procesit e kishte lënë në dorë të opozitës propozimin e një kandidati konsensual për president, por opozita nuk arriti të depozitojë asnjë propozim, duke e fajësuar mazhorancën se nuk kishte vullnet për të përkrahur ndonjë kandidat të opozitës.

Kështu, çështja e zgjedhjes së Presidentit mbetet vetëm në dorën e mazhorancës, e cila pritet të propozojë kandidatin e saj, pavarësisht prej qëndrimit të opozitës.

Sipas Kushtetutës, në tri raundet e para të votimit në Kuvend, Presidenti zgjidhet me votat e së paku dy të tretat e përbërjes së plotë të Kuvendit apo 84 sosh, ndërsa në dy raundet tjera presidenti mund të zgjidhet me votat e shumicës së thjeshtë, me 71 sosh.

Mazhoranca i ka 71 votat e nevojshme për ta zgjedhur kreun e ri të shtetit, ndonëse ajo nuk ka dalë ende në publik me ndonjë kandidat.

Sipas Kushtetutës, raundi i katërt i procesit për zgjedhjen e Presidentit duhet të zhvillohet Brenda 7 ditësh pas konsumimit të raundit të tretë. Në rast të dështimit të raundit të katërt zhvillohet edhe raundi i pestë dhe i fundit i procesit.

Dhe në rast se Presidenti nuk zgjidhet as në raundin e pestë, sipas Kushtetutës, shpërbëhet kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Por, ky skenar pothuajse nuk ka gjasa të ndodhë, sepse mazhoranca i ka më shumë se gjysmën e votave e votave të nevoshme ne raundein e katërt dhe raundin e pestë eventual.

Mazhoranca socialiste i ka 74 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.

(r.m.)