“Zgjoi” hyn në listën e ngushtë të filmave që do të nominohen për “Oscar”

Një lajm shumë i bukur vjen në Kosovë në prag të festave të fundvitit.

Filmi “Zgjoi” i regjisores Bletra Basholli është futur në listën e ngushtë të filmave që do të nominohen për çmimin më prestigjioz në botën e filmit, “Oscar”, në kategorinë e filmit ndërkombëtar.

Në këtë listë, e cila u publikua nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, krahas filmit “Zgjoi”, gjenden edhe 14 filma të tjerë.

Në listën e ngushtë të nominimeve për “Oscar” do të mbeten vetëm 5 prej tyre. Kjo listë do të publikohet më 8 shkurt, kurse ceremonia e ndarjes së çmimit do të mbahet më 27 mars.

Filmi “Zgjoi” e shpalos historinë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, burri i së cilës është zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Ajo nis një biznes të vogël për të siguruar mbijetesën për familjen e saj në fshat, një mjedis patriarkal ku ambicia e saj nuk shihet me sy të mirë. Por, ajoështë një grua të fortë që i kapërcen të gjitha pengesat e vështirësit dhe arrin të krijojë një jetë të re, jo  vetëm për veten e saj, por edhe për gratë tjera tëfshatit me histori jetësore të njëjtë.

May be an image of 1 person and nature

“Zgjoi” ishte fitues i tri çmimeve në festivalin më të madh amerikan “Sundance Film Festival”, ku u shfaq premiera e tij: çmimin e juries së festivalit, çmimin për regjinë më të mirë dhe çmimin e publikut. Më pastaj u vlerësua me çmime edhe në disa festival të tjera.

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit publikoi të martën listën e ngushtë të filmave të nominuar në 10 kategori për edicionin e 94-të të Academy Awards.

Lista e 15 filmave kandidatë për nominim zyrtar për “Oscar”, në  kategorinë e filmit ndërkombëtar të metrazhit të gjatë:

 “Great Freedom” (Austria);

 “Playground” (Belgium).

“Lunana: A Yak in the Classroom” (Bhutan);

“Flee” (Denmark);

“Compartment No. 6” (Finland);

“I’m Your Man” (Germany);

“Lamb” (Iceland);

“A Hero” (Iran);

“The Hand of God” (Italy);

“Drive My Car” (Japan);

“Hive” (Kosovo);

“Prayers for the Stolen” (Mexico);

“The Worst Person in the World” (Norway);

“Plaza Catedral” (Panama);

“The Good Boss” (Spain).

(r.m.)