Zhduket ish-shefi i policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviq

Ulqin,31 maj 2021 – Rudolf Elezoviq, ish-shefi afatgjatë i Departamentit të Sigurisë në Ulqin, është zhdukur pa gjurmë para tri ditësh, raporton gazeta malazeze “Vijest”.

Rastin në polici e ka raportuar gruaja e tij, të dielën.

Familja e ka humbur çdo kontakt me Elezoviqin që nga dita e enjte, më  27 maj.

“Telefoni i tij është i fikur dhe gruaja e tij nuk ka komunikuar me të që nga ajo ditë”, thuhet në njoftimin e policisë, e cila po zhvillohen hetime intensive lidhur me rastin.

Elezoviq ka qenë shef i policisë së Ulqinit për afër gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur është zëvendësuar nga Sead Gjozoviq.

Ai ka punuar disa vjet në pozita menaxheriale në sektorin publik në Ulqin.

(r.m.)

Comment

*