Zjarre në disa rajone të Kosovës

Prishtinë, 2 gusht 2021 – Agjencia pët Menaxhimit Emergjencave njoftoi se në disa rajone të Kosovës kanë shpërthyer zjarre që kanë përfshirë sipëfaqe të mëdha pyjore.

“Zjarre ka në rajonin e Prizrenit, Pejës, Gjilanit e Mitrovicës. Nuk e di saktë se cili rajon deri tash ka mbetur pa u prekur, përveç rajonit të Prishtinës”, ka thënë zëdhënësi i agjencisë, Nehat Koqinaj, për Radion Evropa e Lirë.

Ai ka thënë se gjendja po shkon duke u rënduar gjithnjë e më shumë.

“Temperaturat e larta janë duke e rritur numrin e vatrave tëzjarrit dhe duke e përshpejtuar përhapjen e zjarreve”, ka thënë ai.

Ministria e Punëve të Brendshme ka thënë vatra më serioze e zjarrit tash për tash është në fshatin Shtupeq të Pejës. Ajo ka njoftuar se të gjitha institucionet janë angazhuar me tërë kapacitetet për shuarjen e zjarreve.

“Në të gjitha vatrat e zjarrit janë të angazhuara me kapacitet të plotë të gjitha institucionet përgjegjëse, të cilat po koordinohen nga Qendra Operative e MPB-së”, thuhet në një komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në betejën kundër përhapjes së zjarreve është angazhiar edhe Forca e Sigurisë së Kosovë.

Për shuarjen e zjarreve në zonë e Rugovës, në komunën e Pejës, është angazhuar edhe misioni i KFOR-it, duke vënë në përdorim edhe helikopterët.

“Helikopterët e KFOR-it po angazhohen në shuarjen e zjarreve të mëdha që kanë shpërthyer në zonën e Rugovës, në perëndim të Kosovës. Institucionet e Kosovës, kanë kërkuar ndihmën e KFOR-it për të ndihmuar zjarrfikësit lokalë për të bllokuar zjarret që kanë shpërthyer, veçanërisht në zonat e paarritshme nga autoritetet kosovare”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjenerali Günter Schöpf, ka bërë të ditur se KFOR-i në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar dy helikopterë të Komandës së KFOR-it për Lindjen, që mund të përdoren për shuarjen e zjarreve me ujë nga ajri.

Zëdhënësi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Nehat Koqinaj, ka thënë se faktori njeri është shkatari kryesor i zjarreve.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se në zjarret që kanë shpërthyer gjithandej Kosovës janë shkaktuar dëme të mnëdha në pyje,poredhe në sipërfaqe tjera bujqësore. Kjo ministry u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes maksimal për ruajtjen e pyjeve, të natyrës dhe mjedisit. Zjarret në pyje, përveç masës drunore, e rrezikojnë edhe florën dhe faunën.

Ministria e Bujqësisë u ka bërë thirrje të gjitha institucionet përgjegjëse, në të gjitha nivelet të koordojnë veprimet për parandalimin e shpërthimit dhe përhapjes së zjarreve.

Sipërfaqja pyjire e Kosovës përbën rreth 44.7 për qind të territorit të vendit.

(r.m.)

Comment

*