Zjarr në afërsi të fshatrave Corroticë e Raincë të Preshevës, rrezikohen zonat e banuara

Preshevë, 5 gusht 2022 – Një zjarr i madh ka shpërthyer në afërsi të fshatrave Corroticë dhe Raincë afër Preshevës, të premten pasdite. Zjarri ka përfshirë 50 hektarë pyll me pishë.

Raportohet se ekipet e zjarrfikësve dhe të emergjencave civile gjenden në terren, por nuk po arrijnë ta shuajnë zjarrin. Në shuarjen e zjarrit po marrin pjesë edhe një numër i madh i banorëve të fshatrave të afërrta, të cilët janë të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe të pronave të tyre, pasi zjarri po u afrohet edhe shtëpive.

Megjithatsë, Shefi i Shërbimit Emergjent të Komunës së Preshevës, Nexhmedin Ahmedi, ka thënë se tash për tash vendbanimet e populluara nuk janë të kërcënuara nga zjarri.

Flakët e zjarrit shihen edhe nga autostrada Nish – Preshevë – Kumanovë dhe në vendkalimin kufitar në Tabanoc. Tymi dhe bloza bie mbiautomjetet që lëvizin në autostradë.

Komuna e Preshevës e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në zonën rreth vatrave të zjarrit. Autoritetet komunale kanë kërkuar ndihmë nga Shtabi i Situatave Emergjente të rrethit të Pçinjit, duke thekssuar nevojën për angazhimin e avionëve zjarrfikës, pasi ekipet locale të zjarrfikësve nuk janë në gjendje ta përballojnë zjarrin.

(r.m.)

Comment

*