Zjarri në Kolorado shkrumbon mbi një mijë shtëpi

Denver, 1 janar 2022 – Zyrtarët në Kolorado thanë të premten se fakti që nuk është raportuar asnjë viktimë si pasojë e një zjarri masiv që përfshiu disa zona urbane në këtë shtet është vërtet një mrekulli.

Zjarri u përhap me shpejtësi marramendëse në veri të Denverit, duke shkatërruar më shumë se 1,000 shtëpi.

Zjarri u nxit nga era e fortë me një shpejtësi prej 169 km në orë. Për pasojë flakët u shpërndanë me shpejtësi, duke përfshirë lagje të tëra.

Autoritetet thonë se situata tani është nën kontroll, erërat janë zbutur dhe ka nisur të bjerë edhe borë.

Zjarri i përfshiu rreth 6,000 hektarë sipërfaqe për vetëm disa orë.

Gjashtë persona janë trajtuar për lëndime të lehta.

(Zëri i Amerikës)