Zv.ministrit të Kosovës nuk iu lejua t’i vizitojë të burgosurit për rastin “Kumanova”

Shkup, 16 dhjetor 2021 – Autoritetet e Maqedonisë së Veriut e kanë refuzuar kërkesën e Zëvendësministrit të Drejtësisë të Kosovës, Blerim Sallahu, që të vizitojë në burg shtetasit kosovarë të dënuar për përleshje tëarmatosur me policinë maqedonase në Kumanovë.

Drejtoria e Burgjeve në Maqedoni të Veriut ka shpjeguar se të burgosurit mund të vizitohen vetëm nga ndonjë konsull i Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

“Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve konsideron se Zëvendësministri i Drejtësisë nuk është përfaqësues konsullor i vendit të tij në Maqedoni, por është përfaqësues politik i Kosovës…Për këtë arsye, duke respektuar ligjin, Drejtoria për Ekzekutim të Sanksioneve ju njofton se nuk mund të pranojmë kërkesën tuaj për vizituar të dënuarit”, thuhet në pëegjigjen e Drejtorisë së Burgjeve  në kërkesën për vizitën e  zëvendës-ministrit Sallahu.

Zëvendësministri i Drejtësisë i Kosovës, Blerim Sallahu, kishte kërkuar që gjatë vizitës nëShqkup, më 8 e 9 dhjetor, të vizitonte edhe burgun e Idrizovës, në periferi të Shkupit, dhe të takohej me drejtuesit e institucionit dhe me shtetasit  kosovarë që janë duke e vuajtur dënimin aty.

Rasti “Kumanova” ka ndodhur më 9 dhe 10 maj të vitit 2015. Një grup i armatosur, shumica shtetas të Kosovës, ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ishin vendosur në lagjen Kodra e Trimave në Kumanovë, siç kanë thënë gjatë procesit gjyqësor, për të ndihmuar shqiptarët në Maqedoninë e Veriut për realizimin e të drejtave të tyre. Ata kanë luftuar me policinë maqedonse e cila ka ndërmarrë aksion për vendfosjen e rendit në lagje, e cila banohetme  shumicë shqiotare.

Gjatë luftimeve mes grupit të armatosur dhe policisë janë vrarë 18 persona, tetë policë dhe dhjetë pjesëtarë të grupi. 38 pjesëtarë të grupit, të cilët janë arrestuar në vendin e ngjarjes janë dënuar me gjithsej 746 vjet burgim. Tetë prej tyre janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Vendimi i gjykatës nuk është ende I plotëfuqishëm. Mbrojtja e pjesëtarëve të grupit ka bërë ankesë në Gjykatën Supreme të Maqedonisë së Veriut.

(r.m.)