Zv/presidentja e AP të NATO-s, Kodheli: S’na vendos kush ultimatum!

Zv/presidentja e Asamblesë Parlamentare të NATO, Mimi Kodheli ka folur për tensionet Kosovë-Serbi

Kodheli siguron se nuk ka për të patur konflikt pasi KFOR është aty për të siguruar kufijtë dhe paqen.

Lidhur me ultimatumin e Vuçiç, Kodheli thotë se askush nuk i vendos kushte NATO-s teksa deputetja e PS i jep të drejtë Kosovës në këtë histori shtuar dhe reciprocitetin e targave.

 

 

‘’Besoj se vizita e kryeministrit Rama ka qenë sa e domosdoshme dhe mesazhe të rëndësishme. Qëndrimi i Shqipërisë është ai, Kosova është në anën e drejtë të historisë. Nuk i futemi marrëveshjeve, pse është filluar me targat e jo me diçka tjetër. Nuk besoj që jemi këtu për gjëra të vogla. Jemi për gjëra madhore. Gjëja më madhore është paqja dhe stabiliteti në rajon dhe njohja e Kosovës. Ekziston prej dy dekadash si i tillë. Ka nevojë ende për pak kohë, për të paqtuar e pleqëruar gjithë mbarëvajtjen e punëve në Ballkan, duhet durim, por dhe njerëz me dëshirë të mirë. Do të jetë shumë dimensionale kjo. Do të vazhdojë të jetë pjesë e diskutimeve tona politike dhe të SHBA, BE, rajon. Kjo është një çështje ekonomike, sa politike dhe sa na afekton ne. Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj një procesi aspak të thjeshtë, por të mundur për të ndodhur. Besoj se do të vijë dita për të folur për projekte të përbashkëta. Kam patur një bisedë parmbrëmë me Presidneti i Asamblesë së NATO i cili është thënë në thonjëza shefi im, dhe biseda ka qenë sa intriguese dhe e rëndësishme, sepse ka dalë me një status më vonë i cili ishte në të njëjtën linjë dhe Stoltenberg doli të thoshte, apo të gjitha strukturat nën sekretarin e përgjithshëm të NATO, apo Asamblenë parlamentare, mendoj se do të vijojmë t’i mbetemi dialogut me prezencën e BE dhe SHBA, si garancia e vetme. NATO ka në Prishtinë të vendosur misionin më të gjatë në histori KFOR. E ka më të gjatë se misioni në Afganistan.

Me largimin e forcave NATO nga Afganistano, Aleanca mori mësim të madh. Për të treguar që kjo Aleancë mbetet lidership duhet ta tregojë këtë edhe me misionin që ka, misionin e suksesshëm. S’mund të rrijë askush nga kushdo të thotë që unë jap ultimatum keyforit apo NATO. NATO-s nuk i jepet ultimatum. Besoj se këto kanë  qenë për konsume të brendshme, s’kanë të bëjnë me realitetin. KFOR është aty për të siguruar kufijtë dhe paqen. S’ka konflikt. KFOR siguron këtë pa bërë asnjë veprim.

Nuk besoj se ka gabim Kosova, nuk mendoj që ka gabim, duhet të ishte respektuar kohë më parë. Kur flitet për një reciprocitet, pse duhet të kemi reaksion, kur për reciprocitet është folur dhe dakordësuar kohë më parë. A duhet të ishte bërë në një moment tjetër? Nuk mund ta them këtë gjë. Mendoj që nëpërmjet ngjarjeve është treguar që politika serbe nuk është ajo çka thuhet. Brenda ka tjetër qasje, nuk është ajo çfarë tregohet. Kur ngacmohen me të drejtë kanë tjetër reaksion, shëtitje me tanked he mjete ajri, prezencë të ambasadorëve që nuk përcjellin asnjë mesazh, nuk e ndihmojnë establishmentin. Ballkani i Hapur ka ndikim pozitiv në këtë histori. Diskutimi politik dhe ekonomik dhe shtyrja e këtyre dy shtyllave në marrëdhëniet ndërballkanike e ndihmojnë, nuk përplasin. Sa më shumë eksperiencë rajonale, bashkëpunim, aq më mirë do të jetë. Duhët kombinim i këtyre që produkti të jetë histori suksesi. ‘’- tha Kodheli.

(BalkanWeb)

Comment

*