Zyrtarët amerikanë vlerësojnë institucionet e Kosovës për strehimin e afganëve

Uashington, 9 shtator 2021 – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Kreshnik Ahmeti, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka pasur takime me drejtoreshën për Ballkanin dhe Evropë Qendrore në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, Robin Brooks, dhe me drejtorin e zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, Martin Mcdoëell.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se në këto takime është biseduar për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si edhe për bashkëpunimin rajonal dhe përzjvillimet në Evropën Juglindore.

Ahmeti i ka falënderuar zyrtarët e Shteteve të Bashkuara për ndihmën e vazhdueshme për Kosovën, duke vënë theksin në donacionet e fundit për përballimin e pandemisë së koronavirusit dhe për ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Zyrtarët e Departamentit të Shtetit dhe të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-ve kanë shprehur mirënjohje për reagimin e shpejtë dhe qasjen proaktive të institucioneve të Kosovës për lehtësimin e procesit të evakuimit të shtetasve afganë dhe për strehimin e tyre në Kosovë.

(r.m.)