Zyrtari amerikan: Në reformën në drejtësi të përfshihet edhe sistemi i burgjeve

Tiranë, 16 korrik 2021 – “Asnjë reformë gjyqësore nuk mund të jetë e plotë nëse nuk përfshin një sistem modern të burgjeve”.

Kështu deklaroi Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit në SHBA, Ben Rockwell, gjatë një diskutimi mbi përparimin e bërë deri tani dhe punën e mbetur në reformën e burgjeve në Shqipëri.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdon të mbështesë reformat në burgje për të ndihmuar në krijimin e një sistemi më të mbrojtur, më të sigurt dhe më transparent, i cili forcon sigurinë dhe drejtësinë shqiptare dhe e bën Shqipërinë një partnere ndërkombëtare edhe më të fortë.

“Asnjë reformë gjyqësore nuk mund të jetë e plotë nëse nuk përfshin një sistem modern të burgjeve i cili i mban qytetarët të sigurt, vepron në mënyrë njerëzore ndërsa parandalon sjelljen kriminale pas hekurave, parandalon korrupsionin në radhët e veta dhe e çrrënjos atë kur ndodh, si dhe përgatit të burgosurit për t’u kthyer si anëtarë të dobishëm në shoqëri pas përfundimit të dënimeve të tyre”, -pohoi Rockwell.

(BalkanWeb) 

Comment

*