Zyrtari amerikan tregon arsyet e dështimit të ushtrisë ruse në Ukrainë

Uashington, 1 mars 2022 – Zyrtarët amerikanë të Mbrojtjes kanë thënë se operacioni i Rusisë për pushtimin e Ukrainës po ecën shumë më ngadalë se sa ishte planifikuar dhe se forcat ruse tashmë po përballen edhe me mungesë furnizimi.

“Në shumë raste, ne po shohim autokolona mjetesh ushtarake që kanë mbetur pa karburant”, ka thënë një zyrtar për agjencinë e lajmeve AFP.

“Tashmë, ata po mbesin pa ushqim”, ka shtuar ai.

Zyrtari amerikan ka thënë gjithashtu se ka shenja që tregojnë se morali mes ushtarëve rusë është në nivele të ulëta.

“Jo të gjithë, me sa është parë, kanë qenë të stërvitur plotësisht apo edhe të vetëdijshëm se do të dërgoheshin në një operacion luftarak”, është shprehur ai.

Pentagoni bëri të ditur se forcat ruse as pas 6 ditësh nuk kanë arritur ta marrin kontrollin e hapësirës ajrore të Ukrainës, madje nuk kanë arritur të marrin as objektivat kyçe, si qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, apo portin jugor të Mariupolit.

(Sipas a2nwes.vom)