Zyrtari ukrainas: Blinken takohet me Zelenskyn në Kiev

Kiev, 24 prill 2022 – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka arritur në Kiev dhe është duke zhvilluar bisedime me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë këshilltari i Presidencës ukrainase, Oleksiy Arestovych, sipas transmetuesit britanik, BBC.

Nëse konfirmohet, Sekretari Blinken do të kthehej në zyrtarin më të lartë amerikan që viziton kryeqytetin ukrainas prej nisjes së pushtimit rus në Ukrainë.

Vetë Zelensky ka thënë më 23 prill se po përgatitet për “bisedat e rëndësishme të së nesërmes me partnerët amerikanë”.

Më herët është thënë se përveç Blinkenit, vizitën në Kiev do ta realizojë edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llody Austin.

Autoritetet amerikane nuk kanë konfirmuar diçka të tillë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar më 24 shkurt, atë që e quan “operacion special ushtarak” me qëllim të çmilitarizimit të Ukrainës.

Perëndimi ka dënuar ashpër këtë vendim dhe ka vënë sanksione të pashembullta ndaj Moskës.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra njerëz dhe miliona tjerë kanë ikur nga Ukraina.

(REL)

Comment

*