101-vjeçarja nuk lejohet të votojë, pasi emri i saj nuk gjendet në listën e votuesve

Tiranë, 11 maj 2025 – Një incident është raportuar në Fier gjatë procesit të votimit për zgjedhjet e sotme parlamentare. Isuf Nuhaj, banor i Fierit, ka denoncuar publikisht se nëna e tij, Fadile Nuhaj, 101-vjeçare, nuk është lejuar të votojë në shkollën “Naim Frashëri”, pasi emri i saj nuk gjendet në listën e zgjedhësve.

Sipas Nuhajt, nëna e tij, e cila është votuese e rregullt prej vitesh, kishte shkuar me gëzim në qendrën e votimit që në orën 06:30 të mëngjesit, siç është në traditën e saj. Por, pavarësisht pritjes për rreth 30 minuta, ajo nuk është lejuar të votojë, pasi emri i saj mungonte në listen e votuesve

“Shkuam në shkollën ku kemi votuar gjithë jetën, por më sollën vërdallë duke më thënë se emri I saj nuk figuron në listë”, është shprehur ai për televizionin News24.

Nuhaj e ka cilësuar si të pakuptimtë krijimin e një situate të tillë të një votuesi që ka votuar rregullisht për dekada.

Një përfaqësuese e KZAZ-së në Fier ka konfirmuar se 101 vjeçarja Fadile Nuhaj nuk gjendet në listën e 74. 525 votuesve. Ajo ka thënë se djali i 101 vjeçares ka kërkuar që nënës së tij t’i mundësohet ta realizojë të drejtën e saj për të votuar dhe se ajo mund ta trealizojë këtë të drejtë vetëm me vendim të gjykatës. Administratorja ka shfaqur shpresën se gjykata do të vendosë shpejt lidhur me këtë çështje dhe 101 vjeçarja do të mund të votojë gjatë ditës së sotme, para orës 19:00 kur mbyllen vendvotimet.

(r.m.)

Comment

*