24 gusht 1913 botohej numri i parë i gazetës “Përlindja e Shqipëniës”

Më 24 gusht të vitit 1913 doli numri i parë i gazetës “Përlindja e Shqipërisë”, gazetë, e cila mbështeti Qeverinë e Vlorës të udhëhequr nga Ismail Qemali. Ajo bënte thirrje për bashkimin e tokave shqiptare në një shtet të vetëm.
 
“Përlindja e Shqipëniës” ishte gazeta e parë e shtetit të pavarur shqiptar, botohej dy herë në javë dhe vijoi të botohej për 21 numra deri në vitin 1914. Në artikujt e saj ndër të tjerash, kjo gazetë bënte thirrje për bashkimin e popullit shqiptar./“Gazeta Diaspora Shqiptare”