48 bizneset që janë regjistruar në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës

Prishtinë, 1 gusht 2023 – Komisioni për riverifikimin e dosjeve në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) ka identifikuar 48 biznese që, sipas tij, janë të regjistruara në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.

Këtë informacion e dha të dielën në mbrëmje ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari.

KALLXO.com përmes kërkesës për qasje në dokumente publike ka siguruar prej Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) emrat dhe pronarët e këtyre bizneseve që MINT pretendon se bien ndesh me ligjet vendore.

Komisioni për riverifikimin e dosjeve ka konfirmuar se kanë trajtuar 660 dosje deri më tani dhe ka rezultuar se këto 48 kompani bien ndesh me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

Së fundmi, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka refuzuar ankesën e televizionit “Klan Kosova” ndaj vendimit për pezullim të certifikatës së biznesit.

Sipas njoftimit të MINT, këtë vendim e ka marrë komisioni për shqyrtimin e ankesave për regjistrimin e bizneseve.

Sot gjatë ditës, me ftesë të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës është mbajtur një protestë paqësore në Prishtinë për të kundërshtuar vendimin e institucioneve shtetërore për pezullimin e certifikatës së biznesit për Klan Kosovën.

(Egzon Dalhysa, Kallxo.com)