6 personat e vrarë në Greqi nuk janë shqiptarë, janë turq me dokumente franceze

Athinë, 12 shtator 2023 – Autoritetet greke konstatuan se gjashtë personat që u vranë të hënën në periferi të Athinës, nuk janë shiptarë, siç ishte thënë fillimisht, por janë turq.

Nga hetimet e autoriteteve greke rezulton se viktimat ishin turq me origjinë kurdë, të pajisur me dokumente franceze.

Rapotimet se viktimat janë shqiptarë bazoheshin në faktin se brenda automjetit me të cilin po udhëtonin ata u gjetën edhe disa pasaporta shqiptare, të cilat bsoheet se janë false.

Hetimet e mëtejme të autoriteteve për identifikimin e plotë të viktimave do të përcaktojë përrfundimisht nëse janë origjinale apo false mjetet e identifikimit që janë gjetur te viktimat. Por, për targat gjermane të automjetit “Ford” me të cilin po udhëtonin viktimat nuk ka dyshim se janë targa false.

Sipas hetimeve të deritashme, autoritetet greke besojnë se vrasja është bërë për larje hesapesh mes grupesh kriminale për çështje droge. Sulmuesit dhe viktimat njiheshin ndërmjet tyre dhe besohet se të parët i kanë ngritur pritën e vdekjes viktimave që po udhëtonin me automjetin me targa gjermane false. Skenari i pritës bazohet në pozicionin në të cilin janë gjetur viktimat brenda automjetit.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 25 gëzhoja, por ende nuk është konstatuar nëse ato janë shkrepur nga një apo nga më shumë armë.

Sipas hetimeve të deritashme, autorët e sulmit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me ngjyrë të zezë dhe një motoçikletë dhe policia është vënë në kërkim të tyre.

This image has an empty alt attribute; its file name is Automjeti-me-te-cilin-po-udhetonin-viktimat-e-sulmit-ne-periferi-te-Athines-2.jpg

(r.m.)