Nga Beqir SINA – Westchester NY
Video slideshow : https://youtu.be/P0_nhHQekao
Kensico Dam Plaza June 5, 2022 – Mbas një ndërprerje dyvjeçare, prej pandemisë globale rreth 7,000 shqiptarë nga zona e Tri-Shteshit u mblodhën përsëri në piknikun më të madh të shqiptarëve “Albanian Heritage Day” të dielën (5 qershor) në parkun rekreativ Kensico Dam Plaza nē Valhalla – New York
Ky aktivitet sponsorizohet nga Qendra Nënë Tereza e Famullisë Zoja e Shkodrës dhe zyra e Parqeve të Qarkut Westchester.
Dita e Trashëgimisë Shqiptare është festivali në natyrë i traditës, kulturës, muzikës këngës e valles shqiptare, sportit dhe guzhinës shqiptare, më i madhi aktivitet i organizuar për më shumë se tre dekada nën kujdesin e Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” me meshtar Dom Pjeter Popaj.
Festivali përfshiu kuzhinën e shijshme shqiptare, tregëtimin e aksesorve me ngjyrat dhe simbolet shqiptare, vepra arti dhe këngë e kërcimin e djemve e vajzave të Grupit të valleve të Qendrës “Nëna Tereze” me udhëheqëse koreografen e njohur Agjelina Nika “Mjeshtre e Madhe” dhe të gjithë pjesëmarrësve.
Festivali vazhdoi gjatë gjithë ditës me këngë e muzikë tradicionale shqiptare nga të gjitha trevat nga Gerona Hyska, Edmond Nikolla, Gëzim Nika “Mjeshter i Madh” të shoqëruar në keyboard nga Dritan Papa dhe DJ Edi .
Këtë festival të madh kulturor e nderojnë me pjesmarrjen e tyre edhe politikanët të cilët e shfrytëzojnë edhe për të bërë fushatë për zgjedhjet e tyre.
Mark Gjonaj, politikani i njohur shqiptar, përshëndeti duke vlerësuar festivalin “Dita e Trashëgimisë Shqiptare” si: “Festivalin e bashkimit të të gjithë shqiptarve, një ditë të bukur si kjo kur mbarë komuniteti shqiptar, fëmijët, të rinjë e të reja, burra e gra nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trevat etnike shqiptare, pa dallime fetare , krahinore dhe bindje politike, bëhen së bashku në këto aktivitete”
Ligjvënësi lokal shqiptaro-amerikan, Vedat Gashi, i cili këtë muaj ka edhe sfidën në partinë e tij si kandidat për në Kongresin Amerikan ftoi edhe një herë shqiptarët e kësaj zone elektorale ta votojnë e mbështesin duke premtuar se do të jetë zëri i vërtetë i shqiptarëve në Kongresin Amerikan.
Mbështetjen e shqiptarëve e kërkoI me këtë rast nëpërmjet fjalimit të tij edhe miku i shqiptarve Rob Astorino, ish Prefekt i Qarkut Westchester, i cili po kandidon në këto zgjedhje për postin e Guvernatorit të Nju Jorkut nga partia Republikane.
Ekzekutivi i kontesë Westchester George Latimer shkruajti për ketë festival: “Si një komunitet, Westchester County përpiqet të nxisë diversitetin, barazinë dhe përfshirjen. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të kaluar kohë të bukur me familjen dhe miqtë dhe për të trashëguar kulturën e bukur shqiptare”.
Komisionerja e Parqeve të Qarkut Westchester, Kathy O’Connor citohet të ketë thënë : “Kultura e Shqipëtare nëpërmjet këtyre aktiviteteve që organizon Kisha Katolike “Zoja Shkodrës” në bashkorganizim me kontenë e Westchesterit – bënë atë që të gjallërohet nga ky komunitet jeta jonë përmes muzikës, kërcimit dhe aktiviteteve të shkëlqyera kulturore shqiptare për njerëzit e të gjitha moshave këtu në Kensico Dam Plaza”.
Dita e Traditave Shqiptare :
Është, veprimtaria më e madhe kulturore e shqiitarêve të Amerikës që organizohet për çdo vit nga Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” dhe Qendra e saj Kulturore, që mbanë emrin e Shenjtëreshës Nënë Tereza.
“Katër dekada më parë , tha një nga veteranët e diasporës shqiptare në SHBA, Sekretari i “Lidhjes së Prizerenit” Tomë Mrijaj njëherishit dhe bashkë themelues i këtij festivali – ai quhej “Festivali i Talenteve të Reja” por në dy dekadat e fundit, me ardhjen e shqiptarve të rinjë , në kishën tonë, Kishën “Zoja e Shkodrës” emri ju ndryshua, duke i mbetur çdo gjë traditës së cilës ne e krijuam”
Mjediset e gjelbërta të Parkut u hijeshuan nga ngjyrat kuq e zi të flamujëve shqiptarë krahas flamujëve amerikanë, dhe prej kostumeve tradicionale, bluzat kuq e zi me simbolikë kombëtare, që aq hijshëm i mbanin veshur gjenerata e reja shqiptare, e lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërsa në fushën e gjelbërt grupet e sportistëve zhvilluan garat sportive në futboll, volejboll, shah e lojëra të tjera. Finalalistve dhe fituesëve të trofeve përkatëse iu dhanë kupat e shoqeruara dhe me çertifikata nderimi.
Drejtuesi kryesor i veprimtarivë të kësaj dite, Dita e Trashëgimisë Shqiptare ëdhtë z. Fran Çotaj i ndihmuar nga ndihmësit e tij vullnetarë , i cili i kishte marrë të gjitha masat që veprimtaritë të zhvilloheshin normalisht dhe me frymë gare sportive.
Për çka ai ka marrë edhe një faleminderim të posaçëm nga meshtari i Kishës Katolike Zoja e Shkodrës Dom Pjetri i cili e ka falenderuar drejtuesin e ditës së traditave Fran Çota – për mirëorganizimin e Ditës së Traditave me pjesmarrjen e mijëra bashkatdhetarëve.
Famullitari i Kishës “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj, pasi pranoi Proklamatën nga Westchester County, falenderoi, dhe përshëndeti pjesmarrësit e shumtë duke i uruar ata për këtë ditë të bukur, dhe për ruajtjen e traditave kombëtare, kulturore e artistike si dhe gjuhën e bukur shqipe.
Dom Pjetër Popaj mbasi bekoi këtë festival tha: “Jemi krenarë që sot ne shpalosim traditat tona më të bukura, të trashëguara nga të parët tanë, të cilët i kanë rujatë dhe përcjellë në shekuj këto tradita, edhe pse në kushte të vështira dhe të okupuar prej pushtuesëve. Është kënaqësi, jo vetëm që shihemi dhe takohemi me njeri-tjetrin në këtë ditë të Traditave, por kemi dhe kënaqësinë të ndjekim këngët e artistëve tanë, si dhe vallet e djemëve dhe vajzave të lindura këtu.Ata përbëjnë gjeneratën e re që nuk i harron traditat e të parëve të tyre.Nuk ka më bukur se sa t’i përcjellim këto valle të bukura tek brezat, që ata t’i çojnë më tutje. Edhe amerikanët i ndjekin me interes këto tradita të shpalosura gjatë kësaj dite.”
Më pas pistën qendrore të parkut e kanë pushtuar grupet e valltarëve të moshave të ndryshme . Ku si gjithmon dallon Grupi Rozafat, ku të vegjëlit janë shumë të pëlqyer e të duartrokitur.
Të veshur me xhubletën tradicionale vajzat dhe djemtë me tirqe e kostumet e bukura të folklorit tonë kombëtar, këta valltar kërcejnë plot siguri vallet kombëtare.
Koreografja Angjelina Nika “Mjeshtre e Madhe” dhe përgjegjësja e grupit natyrisht që ndjehen të shpërblyera nga duartrokitjet që marrin valltaret e tyre.
Dita e Traditave Shqiptare e mbylli siparin e saj në mesnatë në Qendrën “Nënë Tereza ” të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, ku vazhdoi me koncertin e artistëve dhe me ushqime.
![](https://www.illyria.com/wp-content/uploads/2022/06/285391500_3149923408553313_6915136860135312270_n-640x480.jpg)
![](https://www.illyria.com/wp-content/uploads/2022/06/285961897_10160148412928151_5986200218570681665_n-640x427.jpg)
![](https://www.illyria.com/wp-content/uploads/2022/06/286032823_10160148411728151_4806887801488222650_n-640x853.jpg)
![](https://www.illyria.com/wp-content/uploads/2022/06/286083077_10160148412968151_2477184105499944447_n-640x427.jpg)
![](https://www.illyria.com/wp-content/uploads/2022/06/286123022_10227591025912023_3547867692901337117_n-640x427.jpg)
![](https://www.illyria.com/wp-content/uploads/2022/06/286131667_10160148413048151_3490250587908689205_n-640x427.jpg)
![](https://www.illyria.com/wp-content/uploads/2022/06/286148180_10160148413343151_3594720180752798921_n-640x427.jpg)
![](https://www.illyria.com/wp-content/uploads/2022/06/286165042_10160148413998151_408670873230709785_n-640x427.jpg)
![](https://www.illyria.com/wp-content/uploads/2022/06/286198166_10160148413428151_1584024306093247856_n-640x427.jpg)
![](https://www.illyria.com/wp-content/uploads/2022/06/286227956_10160148411668151_1338260668101310743_n-640x480.jpg)
![](https://www.illyria.com/wp-content/uploads/2022/06/286258776_10160148412758151_5439562656427961540_n-640x427.jpg)
![](https://www.illyria.com/wp-content/uploads/2022/06/286303151_10227591026872047_2358240929525399873_n-640x427.jpg)
![](https://www.illyria.com/wp-content/uploads/2022/06/286329341_10160148413228151_4047010319754743782_n-640x427.jpg)
![](https://www.illyria.com/wp-content/uploads/2022/06/286339820_10160148413823151_9100180413941749908_n-640x427.jpg)
![](https://www.illyria.com/wp-content/uploads/2022/06/286368073_10160148413523151_4683445377449000124_n-640x960.jpg)
![](https://www.illyria.com/wp-content/uploads/2022/06/286377669_10160148412783151_2505392821632045959_n-640x427.jpg)
![](https://www.illyria.com/wp-content/uploads/2022/06/286408475_10160148412078151_533943633513998965_n-640x427.jpg)
![](https://www.illyria.com/wp-content/uploads/2022/06/286455891_10160148412038151_7213988999275221680_n-640x427.jpg)
![](https://www.illyria.com/wp-content/uploads/2022/06/286469576_10160148411563151_8104359069818229120_n-640x427.jpg)
![](https://www.illyria.com/wp-content/uploads/2022/06/286483980_10160148412308151_4611487327321012654_n-640x427.jpg)
![](https://www.illyria.com/wp-content/uploads/2022/06/286596386_10227591026632041_9196899654177328424_n-640x427.jpg)
![](https://www.illyria.com/wp-content/uploads/2022/06/286596386_10227591026632041_9196899654177328424_n-2-640x427.jpg)
![](https://www.illyria.com/wp-content/uploads/2022/06/286597849_10227591024351984_3459695098760774888_n-640x427.jpg)
![](https://www.illyria.com/wp-content/uploads/2022/06/286597849_10227591024351984_3459695098760774888_n-2-640x427.jpg)
![](https://www.illyria.com/wp-content/uploads/2022/06/286599904_10160148412428151_8116517531239130093_n-640x427.jpg)